E mërkurë, Dhjetor 24FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

LDK nesër do të mbajë tryezë ku janë të ftuar të gjitha partitë politike, pjesë e saj edhe FJALA

Tryeza

LDK nesër do të mbajë tryezë ku janë të ftuar të gjitha partitë politike, pjesë e saj edhe FJALA

Prishtinë, 24.04.2018

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër do t’i bashkojë partitë politike në pozitë dhe opozitë në tryezën e thirrur për të diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe mundësinë e dakordimit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike, në pozitë dhe opozitë, përveç Partisë Demokratike të Kosovës.

Rreth një tavoline do të ulen përfaqësuesit e partive politike në të cilën do të paraqiten qëndrimet e tyre rreth situatës politike dhe mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Ndryshe është mësuar se pjesë e kësaj tryeze pritet të jetë edhe Partia FJALA me kryetarin e saj ish deputetin Gëzim Kelmendi, parti kjo e cila po llogaritet të jetë faktor pas zgjedhjeve të reja në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë tryezë ku janë të ftuar të gjitha partitë politike në të cilën do të diskutohet edhe për siç kanë thënë ‘datën e zgjedhjeve’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.