
Dr.Gëzim Kelmendi: Takimi i Kryeministrit me 70 Zv.Ministrat e tij – Takim i Turpit
Sot në mëngjes u takuan Kryeministri Haradinaj me 70 Zv.Ministrat e tij.
Ata vërtetë kanë pasur çfarë të bisedojnë.
Secili ka treguar për “dobitë” që ia kanë sjellur këtij vendi.
Padyshim se ndër “dobitë” më të mëdha që po ia sjellin këta Zv.Ministra është vjelja e buxhetit të Kosovës.
Edhe Kryeministri edhe Zv.Ministrat shprehen një qëndrim dhe ashtu po veprojnë:
“Vjelni sa më shumë, ngase nuk dihet a do të jemi më në pushtet”,
dhe të gjithë janë pajtuar me fjalinë popullore “Njëherë vjen vera kah dera”.
Vërtetë kjo qeveri është bërë turp i botës.
Shumë shtete po qeshin me neve.
Qysh në fillim të mandatit ka treguar se kjo qeveri ka prioritet e ka interesin përsonal e jo interesin shtetëror dhe qytetar.
Opozita LDK, VV dhe tash GDP, as “cëk” nuk po guxojnë me ia bërë qeverisë Haradinaj.
Përderisa mandatin e kaluar VV-ja ” bombardonte” me ve dhe domate qeverinë Mustafa, këtë mandat VV-ja po i dërgon propozime me shkrim qeverisë Haradinaj dhe po tregojnë se sa janë “trima dhe parimor”.
Gëzim Kelmendi