
Dr.Gëzim Kelmendi: Zgjedha syfyrin, që nga thellësia e zemrës të iu uroj këtë Muaj të Bekuar të Ramazanit qytetarëve të Kosovës
Të dashur besimtarë,
Zgjodha kohën më të mirë, zgjodha këtë pjesë të natës -syfyrin, që nga thellësia e zemrës të iu uroj këtë Muaj të Bekuar të Ramazanit.
ZOTI i Madhëruar iu dhuroftë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër të përhershme.
ZOTI i madhëruar iu ruajt nga çdo e keqe.
ZOTI i Madhëruar i dhuroftë paqe, qetësi dhe liri çdo populli të shtypur.
ZOTI i madhëruar i shkatërroftë zullumqarët dhe vrasësit e njerëzve të pafajshëm.
ZOTI i madhëruar na bashkoftë dhe ndaj çdo të keqe fitore na dhuroftë.
Urime Muajin e Bekuar të Ramazanit.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi