E diel, Dhjetor 21FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Dr.Gëzim Kelmendi: Lidhja e Prizrenit 10 Qershor 1878 – dëshmoj besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane

02
Dr.Gëzim Kelmendi: Lidhja e Prizrenit 10 Qershor 1878 – dëshmoj besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane

Prishtinë, 10.06.2018

Lidhja e Prizrenit e mbajtur me 10 Qershor 1878 dëshmoj besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane.
Kjo Lidhje e cila kryesohej nga Hoxhë Ymer Prizreni pati mbështetjen e fuqishme të Sulltan Abdylhamidit II.

Në këtë Lidhje u morrën dy vendime:

1.Besnikëria e vilajeteve shqiptare ndaj Portës së lartë të Stambollit,
2.Bashkimi dhe forcimi i vilajeteve shqiptare përballë sulmeve agresive të vendeve fqinjë si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia që synonin copëtimin dhe pushtimin e tokave shqiptare.

Pas rënies së Perandorisë Osmane dhe pas ndarjes së tokave shqiptare, regjimi komunist zhvilloj një fushatë të egër ndaj shqiptarëve duke i përsekutuar dhe duke dobësuar çdo gjë që lidhej me aleancën 6 shekullore mes shqiptarëve me Perandorinë Osmane.
Një ndër metodat që përdori regjimi komunist ishte përmes shkrimit të librave të historisë.
Në ato libra të mbushura me gënjeshtra shkruhej çdo gjë kundër Perandorisë Osmane.
Aq largë kishte shkuar regjimi komunist me gënjeshtra sa që edhe vendin ku ishte mbajtur Lidhja e Prizrenit me 10 Qershor 1878 e kishte manipuluar.
Sipas gënjeshtrave të tyre Lidhja e Prizrenit është mbajtur në një objekt aty në kompleksin afër Xhamisë Bajrakli.
Se si ishte kjo gënjeshtër e kulluar dhe amatoreske tregon fakti se në atë objekt nuk i zënë as 20 përsona, ndërsa Lidhja e Prizrenit e mbajtur me 10 Qërshor 1878 kishte 118 delegatë në krye me Hoxhë Ymer Prizrenin.
Fatkeqësisht gënjeshtrat e regjimit komunist i hasim edhe sot në disa tekste të historisë, por jemi dëshmitar se e vërteta është duke e mposhtur të pavërtetën.
Shumë historian vendorë dhe ndërkombëtar janë duke zbuluar të pavërtetat që na janë servuar dekada me rradhë.

Lidhja e Prizrenit e mbajtur me 10 Qershor 1878 në Xhaminë e Bajrakut në Prizren e zhvilluar nga 118 delegatë në krye me Hoxhë Ymer Prizrenin është shembulli më mirë për neve gjeneratat e reja të popullit shqiptar.
Ata burra të mëdhenj nuk kursyen asgjë vetëm e vetëm që ta mbrojnë popullin tonë dhe tokat tona.
Ata burra të mëdhenj ishin patriot dhe intelektual të vërtetë.
Ata burra të mëdhenj ishin burrat më besnik që i kishte Perandoria Osmane dhe që kishin fituar respektin dhe dashurinë e Sulltan Abdylhamidit të II-të.
Populli shqiptar dhe Perandoria Osmane ishte një.
Por pas dobësimit të Perandorisë Osmane, tokat tona u copëtuan dhe vendet fqinjë përsekutuan dhe masakruan popullin tonë.
Me rënien e Perandorisë Osmane, ra edhe forca jonë dhe krenaria jonë si popull.
Por ne nuk u dorëzuam .
Vazhduam gjeneratë pas gjenerate derisa rikthyem atë që kishim humbur.
E rikthyem shtetin e Kosovës.
Tani e kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet ta ruajmë dhe forcojmë.

Gëzim Kelmendi

03

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.