E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi ngushëllon familjen Alija, profesorët dhe nxënësit e Medresesë ALAUDDIN në Prizren

Familja Alija
Dr.Gëzim Kelmendi ngushëllon familjen Alija, profesorët dhe nxënësit e Medresesë ALAUDDIN në Prizren

ZOTI të nderoftë me Xhennet, Seldin Alija

I dashur Seldin,

Ke qenë ndër djemtë më të mirë që ka mbajtur kjo tokë e Kosovës.
Nuk pata mundësinë të të njoh.
Por puna dhe vepra jote flasin shumë.
Je shkolluar ndër shkollat më të mira në Kosovë, në Medresenë ALAUDDIN në Prizren.
Ke punuar punë të vështirë që të ndihmosh familjen dhe sigurosh shkollimin.
Por ja se vdekja jote në vendin e punës na ka prekur të gjithëve.
Edhe duke u shkolluar edhe duke punuar, lum ajo nanë që të lindi dhe rriti.

Ngushëllime familjes Alija.
Ngushëllime Profesorëve dhe nxënësve të Medresesë “ALAUDDIN” në Prizren.

ZOTI të nderoj në dynja duke të bërë besimtar të shkolluar dhe punëtor të çmuar.
ZOTI të nderoftë në botën tjetër të përhershme me Xhennet.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.