Kryetari Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ivica Daçiçit për kufijtë
Kryetari Kelmendi i përgjigjet Ivica Daçiçit për kufijtë
Ivica Daçiç paska thënë: kur ka pasur kufi me Kosovës e Serbisë?
Sipas tij nuk ka pasur kurrë kufi mes Kosovës dhe Serbisë.
Unë po të them o Ivica, ka pasë ka pasë kufi mes Kosovës dhe Serbisë.
600 vite Kosova ka qenë shtet para juve.
Ato kufi i ka caktu Sulltani.
600 vite Nishi ka qenë i joni.
Atëherë ne shqiptarët kemi qenë pashallarë dhe zotnitë e ballkanit.
Tash ju keni qu kry se na ndau Berlini (1878) e Londra (1913).
Por mos harro se ne jemi para juve në këto treva.
Ju na morrët edhe Nishin edhe Luginën e Preshevës.
Ju keni bërë krime dhe masakra sikur askush më parë.
Por mos harro o Ivica se ne jemi bijtë e Isë Boletinit, gjeneralit kryesor te Sulltan Abdylhamidit ll.
Ne jemi shqiptarët, bijtë e osmanlive që sunduan dynjanë për rreth 600 vite.
Ne jemi bijtë e Adem Jasharit.
Nishi ka qenë i joni, Lugina e Preshevës ka qenë e jona.
Ne jemi shqiptarët që edhe pse sunduam dynjanë, kurrë nuk iu masakruam ashtu sikur ju që na masakruat neve në Kosovë dhe boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gëzim Kelmendi
