E enjte, Tetor 30Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Me kënaqësinë dhe respektin më të madh iu uroj festën e Kurban Bajramit

Live GK

Dr.Gëzim Kelmendi: Me kënaqësinë dhe respektin më të madh iu uroj festën e Kurban Bajramit

Të nderuar qytetarë të besimit Islam,

Me kënaqësinë dhe respektin më të madh iu uroj festën e Kurban Bajramit.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe, respekt, harmoni dhe dashuri në familjet dhe shoqërinë e juaj.
Kosova është duke kaluar nëpër sfida të ndryshme, andaj vetëm të bashkuar dhe me dashuri për njëri tjetrin dhe për vendin tonë, do të i sjellim dobi Kosovës dhe do ta ndihmojmë Kosovën përballë çdo sfide.
Rrugën e sakrificës për vendin tonë dhe për popullin të cilën e nisën shumë burra të mëdhenjë si Hoxhë Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Isë Boletini, Mulla Idriz Gjilani e shumë të tjerë dhe e kurorëzoj Komandanti Legjendar Adem Jashari sëbashku me luftëtarët e UÇK-së, duhet ta pasojmë dhe në asnjë moment të mos dobësohemi përballë lakmisë dhe interesave përsonale.

Njëherit lutem që kjo festë të zgjon ndërgjegjen tonë qytetare dhe shtetërore.
Të punojmë për popullin tonë dhe shtetin tonë.
Të punojmë për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre.
Të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja.

Haxhilerëve tanë të dashur të cilët ndodhen në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, ju urojmë shëndet, dhe dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre.
Haxhilerët tanë të dashur, sëbashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata janë tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasuri nga i varfëri por se të gjithë janë të barabartë dhe ashtu duhet ta trajtojmë gjithmonë njëri tjetrin.

Urime, shëndet dhe suksese.
ZOTI ju ruajt dhe ju dhuroftë mirësi.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.