E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kabashi: Cilat pika të Marrëveshjes së Helsinkit shkelën nëse ndahet Kosova?

Saliu 2

Kabashi: Cilat pika të Marrëveshjes së Helsinkit shkelën nëse ndahet Kosova?

Shkruan: Magjistri i Historisë Sali Kabashi

Marrëveshja e Helsinkit, ishte akti final i Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Mbajtur në Helsinki të Finlandës, gjatë korrikut dhe 1 gushtit 1975.

Në këtë Marrëveshje, renditën 10 pikat e mëposhtme:

•Barazia sovrane, respektimi i të drejtave të pandara në sovranitet
•Ndalimi nga kërcënimi ose përdorimi i forcës
•Pandryshueshmëria e kufijve
•Integriteti territorial i shteteve
•Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve
•Mosndërhyrja në punët e brendshme
•Respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duke përfshirë lirinë e mendimit, ndërgjegjes, Fesë ose besimit
•Të drejta të barabarta dhe vetëvendosje të popujve
•Bashkëpunimi midis shteteve
•Përmbushja në mirëbesim e detyrimeve sipas të drejtës ndërkombëtare

02

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga këto shtete:

Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekosllovakia, Danimarka, Finlanda, Franca, Greçia, Gjermania Lindore, Gjermania Perëndimore, Holanda, Holy See, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Jugosllavia, Kanada, Lihtenshtaini, Luksemburgu, Malta, Mbretëria e Bashkuar, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Rumania, San Marino, Turqia, Unioni Sovjetik, Spanja, Suedia, SHBA, Zvicrra.

Theksojmë se Shqipëria komuniste në krye me Enver Hoxhën, nuk mori pjesë në këtë marrëveshje.

Sipas kësaj marrëveshje, në rast të ndarjes, apo shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shtetet nënshkruese do të shkelin pikat 1, 3, dhe 4.
Në rast ndarje të Kosovës, apo nëse “luajn gurët” e kufirit, kjo marrëveshje, do të bie, ku lëvizje të kufijve do të kërkojnë edhe shumë shtete të tjera.

A është e gatshme Evropa dhe Bota për hapjen e “Kutisë së Pandorës”!?

Sali Kabashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.