
Kryetari i FJALËS, Dr.Gëzim Kelmendi, uron rizgjedhjen e Myftisë
Urime rizgjedhjen i nderuar Myfti i Republikës së Kosovës, Mr.sci. Naim Tërnava
I nderuar Myfti i Republikës së Kosovës, Mr.sci. Naim Tërnava, në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA, ju uroj rizgjedhjen tuaj në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lus ZOTIN e Madhëruar të ju dhuroi shëndet, urtësi, forcë dhe guxim përballë sfidave dhe çështjeve me të cilat do të përballeni gjatë këtij mandati.
Uroj që ju si Myfti dhe Institucioni juaj të cilin ju e përfaqësoni, të keni mbështetje më të fuqishme nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Njëherit uroj që ju t’i riktheni në pozitat e tyre të mëparshme dy hoxhallarët e mëdhenj të vendit tonë, dy burrat, dy figurat e shquara dhe të ndritura, Prof.dr.Shefqet Krasniqin dhe Mulla Irfan Salihun.
Prof.dr.Shefqet Krasniqi dhe Mulla Irfan Salihu janë suspenduar para më shumë se 3 vjetëve. Këta dy hoxhallarë të mëdhenj po na mungojnë, këta dy hoxhallarë të mëdhenj kanë lënë gjurmë të pashlyera në mbarë trevat shqiptare dhe diasporë.
Këta dy burra të mëdhenj i shërbyen atdheut si në kohë lufte ashtu edhe në paqe.
I nderuar Myfti i Republikës së Kosovës, Mr.sci. Naim Tërnava, duke njohur vlerat dhe kontributin tuaj që keni dhënë në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës, në përfaqësimin dhe mbrojtjen besimtarëve myslimanë dhe në ngritjen dhe avancimin e institucionit tuaj, besoj fuqishëm se do ta udhëheqni me sukses BIK-un dhe do të dilni fitimtar përballë çdo sfide dhe situate.
ZOTI ju ruajtë.
ZOTI ju bekoftë.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi.
Kryetar i Partisë FJALA
