
FJALA organizoi turnir të futbollit në Schönenberg – Kübelberg të Gjermanisë, ku ekipi i parë doli FJALA, e dyta QSA dhe e treti UÇK
Partia FJALA dje mbajti në Schönenberg – Kübelberg të Gjermanisë një turnir të futbollit, ku nga 20 ekipe sa morën pjesë, 4 ekipet e para dolën të jenë ekipe shqiptare ku i pari u rradhit FJALA, i dyti Qendra Sociale QSA e cila është organziat humanitare në München, dhe i treti UÇK, pjesë e të cilit ishte edhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Afrim Neziri dhe i katërti United Albania.
Po ashtu pjesë e këtij turniri ishte edhe ekipi i xhamisë El Iman.
Organizator i këtij turniri ishte bashkëatdhetari ynë i cili është pejsë e FJALËS në Gjermani, Alban Bajra dhe një gjermane.
FJALA,
Prishtinë, 12.11.2018