Partia FJALA kujton 117 vjetorin e Lidhjes së Pejës në krye me Haxhi Zekën
Sot me 23 Janar filloi punimet Kuvendi i Pejës. Në këtë Kuvend morën pjesë patriot dhe intelektual nga gjitha viset shqiptare. Ky Kuvend zgjodhi në krye patriotin dhe intelektualin e madh shqiptar Haxhi Zekën.
Haxhi Zeka sëbashku me Kuvendarët e tjerë emërtun këtë Kuvend si “Lidhja e Pejës Besa-Besë” dhe dhanë Besën që të punojnë për mbrojtjen e gjitha trevave shqiptare që në atë kohë ishin cak i sulmeve nga vendet fqinjë si Sërbia dhe Mali i Zi.
Ky Kuvend që mbylli punimet pas tri ditëve dha një porosi të qartë se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen dhe të punojnë në mbrojtjen e trevave shqiptare.
Partia FJALA kujton dhe nderon veprën e këtyre burrave të mëdhenj në krye me Haxhi Zekën, të cilët në asnjë moment nuk u zbrapsen nga rruga e tyre në mbrojje të popullit shqiptar dhe tokave shqiptare që kërcënoheshin nga forcat sërbe dhe malazeze.
Partia FJALA,
Prishtinë, 23.01.2016
