E diel, Nëntor 2Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësinë dhe zhvillimin rural

GKelmendi3
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Prishtinë | 20 Janar 2012 | Kuvendi i Kosovës

GËZIM KELMENDI: Faleminderit,

I nderuari kryesues!
Të nderuar zëvendëskryeministra,
Ministëri nderuar,
Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar,

Pa dyshim që ky projektligj sa i përket bujqësisë dhe zhvillimit rural është në projektligjet me rëndësi më vitale dhe më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për faktin se me një menaxhim dhe zhvillim të mirëfilltë pa dyshim që do të arrihet një qenie e mirëfilltë ekonomike të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Bujqësia ka qenë një ndër sektorët më të lënë pasdore pas luftës dhe nuk i është dhënë fare prioritet këtij sektori në krahasim me sektorët tjerë. Se sa e pa zhvilluar ka qenë bujqësia, tregon shkalla e lartë e importeve nga produktet e huaja, ndërsa shkalla e ulët e eksporteve të produkteve kosovare bujqësore.

Faktor tjetër që dëshmon edhe shkallën e ulët të zhvillimit të bujqësisë është edhe fluksi i madh i banorëve nga zonat rurale drejt zonave urbane. Mungesa e stimulimit dhe përkrahjes së bujqësisë ka bërë që shumë fermerë të cilët para luftës e kanë pasur profesion dhe kanë mbijetuar nga bujqësia, ata pas luftës janë detyruar ta braktisin këtë profesion, të migrojnë drejtë qyteteve, zonave urbane dhe drejt vendeve jashtë Kosovës.

Është e pakuptimtë që çmimet e produkteve jo kosovare, do të thotë ato që kanë ardhur nga jashtë, kanë pasur shkallën më të ulët të shitjes në tregun kosovar se sa vetë produktet vendore. Këtë e dëshmon edhe mos zhvillimi adekuat i bujqësisë.

Është për tu përshëndetur dhe lavdëruar puna e ministrit të Bujqësisë aktual dhe Qeverisë në përgjithësi se në kohët e fundit i është dhënë prioritet bujqësisë, ngase ne jemi dëshmitarë se shumica e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera, të ardhurat kryesore mbi 50% i kanë të ardhurat nga bujqësia. Këtë duhet pasur parasysh, duhet ndihmuar vazhdimisht bujqësia qoftë përmes grandeve, subvencioneve dhe kredive pa kamatë në mënyrë që të zhvillohet bujqësia edhe më tepër.

Unë, për të mos u ndalur më shumë në këtë projektligj, e kam vetëm edhe një vërejtje, e për të mos i përsëritur ato që kolegët tjerë i përsëritën, them që te neni 22 i këtij projektligji ku thuhet se: “nëse bujqit nuk i përmbahen marrëveshjes atëherë parashihen gjoba me kamatë” çka nuk është e drejtë për tregun e tyre dhe zhvillimin e mirëfilltë të tyre.

Pra, të parashihen gjoba në bazë të nenit 6 dhe 7, po të hiqet gjoba me kamatë.

Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.