E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Ekskluzive | Gëzim Kelmendi: Së shpejti do të jem me parti të re – Lajmiri.com

GK 280
Ekskluzive | Gëzim Kelmendi: Së shpejti do të jem me parti të re – Lajmiri.com

Lajmiri.com, 26 Mars Mars 2015

Ish deputeti i Partisë së Drejtësisë, tashmë deputet i pavarur, Gëzim Kelmendi, në një bisedë telefonike dhënë portalit Lajmiri.com, ka treguar për hapat që po i bënë duke thënë se është në vazhdim e sipër drejt hapjes së partisë së re.

Ditë me parë redaksisë së portalit Lajmiri.com i kanë ardhe informacione të sigurta se përkrahës të deputetit Gëzim Kelmendit kanë filluar të marrin nënshkrimet për themelimin një partie të re, parti këtë që pritet ta udhëheq Gëzim Kelmendi, raporton portali Lajmiri.com

‘’Po është e vërtetë po mbledhim nënshkrime për hapje të partisë së re’’
I pyetur se çfarë përmbajtje do ta ketë kjo parti Kelmendi u shpreh ‘’ Partia do te jetë, si gjitha partitë tjera të vendit dhe do të jetë konform rregullave dhe ligjeve të Kushtetutës së Republikës’’.

Po ashtu Kelmendi është pyetur për përkrahjen që mund ta ketë kjo parti, duke u shprehur se në këto momente nuk ka biseduar me askënd ‘’Jo për momentin nuk kam biseduar me askënd jo nuk kemi’’.

Kelmendi po ashtu ka treguar edhe kohën se kur do ta hapë këtë parti ku u shpreh ‘’Po jemi fazën e kompletimit të procedurave, dhe në një perjudhë kohore prej 1 muaj e gjysmë ose dy më së largu do të dalim me parti të re’’ tha Gëzim Kelmendi/ LAJMIRI.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.