
Xhevdet Maloku akuzon drejtoreshen e Kulturës në Podujevë, për diskriminimin që i është bërë sot në konkursin letrar “Kadri Kadriu” (Video)
Miq të nderuar sot morra pjesë në konkursin letrar “Kadri Kadriu” për të recituar një poezi timen dhe për tu përfshirë në garë, ishte hera e parë e imja.
Unë shkova si poet por u prita si politikan për fat të keq Drejtoresha e Kulturës nuk kishte lejuar që emri im të futet në list e që ajo nuk e pranonte por çdo gjë dukej qartë megjithatë unë dola para publikut edhe pse juria veq ishte kthyer me rezultatet e fituesve por unë dola sepse nuk duroj asniëherë padrejtësinë, dola për të ua berë me qartë të gjithëve për vlerën e profesionalizmin e kësaj Drejtorie e që padyshim e ndikuar nga ata që i japin urdhëra atyre(LDK).
Me të vertët Podujeva ka shumë shkrimtar por këto organizime të tilla e kanë zbehur pjesmarrjën e të duhurve.
Pas takimit u ndala të flas me Drejtoreshën e ti them që ky është një turp por ja që ajo që përfaqëson kulturën u soll pa kulturë.