E shtunë, Nëntor 1Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Maloku falenderon ata që kontribuan për dy vite rresht që dega e Partisë FJALA në Podujevë të jetë në skenën politike

Maloku
Maloku falenderon ata që kontribuan për dy vite rresht që dega e Partisë FJALA në Podujevë të jetë në skenën politike

2 vite me parë me 24.12.2016 u mbajt Kuvendi zgjedhor i Partisë FJALA dega në Podujevë ku përgjegjësia e punëve mu besua mua si Kryetar i degës në Podujevë.
Me ketë rast dua ti falenderoj të gjithë ata që u benë arsyeja e nisjes se kësaj iniciative, anëtaret e degës për angazhimin, votuesit, pastaj dy persona të veçantë për kontributin e madh Jahir Eminin dhe Fuad Jashanicen.
Pastaj falenderoj të giitha mediat lokale si TV LLAPI, Radio Llapi, Llapi.info, Podujeva Vendlindja Ime dhe mediat tjera si Klan Kosova, RTV21, KTV, Tribuna Channel, RTV Dukagjini, Dasma TV, etj. për mbeshtetjen e tyre duke përcjell dhe publikuar punën tonë.
Padyshim që gjithë këto nuk do realizoheshin po të mos ishte mbështetja e madhe e Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, e falenderoj për besimin e dhenë, për idetë dhe këshillat e tij profesionale që me kanë përgatitur profesionalisht.
Falenderimi kryesor i takon Allahut Fuqiplotë për këto dhunti.

Allahu na dhashtë sukses dhe pushtet të hajrit.

Me respekt,
Xhevdet Maloku
FJALA – Podujevë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.