E enjte, Tetor 30Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Bytyçi – E gëzofshi qeverisjen fshati Shkozë!

Bedri Bytyçi
– E gëzofshi qeverisjen fshati Shkozë!

Reagimi i anëtarit të Partisë FJALA Mr.sci.Bedri Bytyçi rreth gjendjës aktuale nëpë rrugët e fshatit Shkozë, komunë e Malishevës.

E di që “kryetarit” dhe partisë tij iu intereson vetëm vota dhe pushteti por jo edhe qytetari, por nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj se si banorët janë të heshtur dhe nuk iu dëgjohet zëri, të paktën të flasin dhe t’iu bëjnë presion partive të tyre ata që kanë kërkuar votë për ta!
Si nuk turpërohen kur dalin në rrugë, si mund t’i shikojnë bashkëfshatarët e tyre në sy!

Vetëm pse fshati Shkozë kësaj here nuk e përkrahi 100% nismën ajo iu hakmerret banorëve me mospunë!

Që nga rënia e borës e deri më sot, kompania e kontraktuar nga komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonës së dimrit vetëm një herë ka përshkruar rrugën Dragobil-Shkozë edhe atë duke mos hedhur kripë dhe duke ia bërë adetin siç thotë populli!

Shikojeni rrugën Dragobil-Shkozë, në çdo moment pritet që vetura të dal nga rruga si pasojë e shkrirjessë ngadaltë të borës!

Nejse çka keni kërkuar, keni gjetë!

E gëzofshi qeverisjen me nismën e papunësisë!

Bedri Bytyçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.