E shtunë, Dhjetor 20FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Kryetari Kelmendi uron zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, shqiptarit Mustafa Shentop

Sertop Mustafa 1
Kryetari Kelmendi uron zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, shqiptarit Mustafa Shentop

Shqiptari Mustafa Shentop, zgjedhet Kryetar i Parlamentit të Turqisë.
Urime.

Parlamenti i Turqisë me shumicë votash zgjodhi shqiptarin Mustafa Shentop për Kryetar.
Kryetari i posazgjedhur Mustafa Shentop vjen nga AK partia e Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Politika aktuale e Turqisë së sotme është pothuajse e njejtë me politikën e Perandorisë Osmane sa i përket mbështetjes dhe shpërblimit të shqiptarëve me pozita të larta brenda Perandorisë Osmane.
Gjatë periudhës 600 vjeçare sa zgjati sundimi i Perandorisë Osmane ishin rreth 40 kryeministra dhe qindra ministra, mijëra pashallarë dhe mijëra gjeneralë shqiptarë.
Kjo tregon se populli turk dhe populli shqiptarë kanë një lidhje natyrale vëllazërore e cila nuk shkëputet lehtë.

I nderuari Kryetar i Parlamentit të Turqisë Mustafa Shentop, ju uroj shëndet dhe suksese në punën e juaj si kryeparlamentar.
Uroj që zgjedhja e juaj të i kontribon jo vetëm popullit të Turqisë, por mbarë rajonit dhe globit.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.