E shtunë, Dhjetor 20FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Kryetari Kelmendi reagon për vdekjen e të riut nga Suhareka

Gëzim Kelmendi
Kryetari Kelmendi reagon për vdekjen e të riut nga Suhareka

Krenar Jemini -viktimë e zingjirit të korruptuar biznes-politikë.

Dje ditë e dielë, ndërroj jetë djaloshi 22 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës, Krenar Jemini.
Krenarit iu desh të punonte 7 ditë të javës.
Dhe pikërisht në ditën e 7 ai ndërroj jetë në vendin e tij e punës.
Për çudi vdekja e tij i heshti të gjithë.
Heshtën afaristët biznesor që janë shkelësit më të mëdhenjë të të drejtave të punëtorëve.
Heshtën edhe krerët institucional të vendit.
Krerët institucional përveç që kanë përgjegjësi për gjendjen e rëndë ekonomike dhe statusin jo të mirë të punëtorëve në sektorin privat, ata kanë përgjegjësi edhe që janë të lidhur ngushtë me bizneset e ndryshme në Kosovë dhe iu mundësojnë të shkelin të drejtat e punëtorëve.

Unë Krenarit i them, pusho i qetë, se drejtësia për ty nuk do të heshtë.
Jo drejtësia e kësaj bote, por drejtësia e Ditës së Gjykimit.
Atë ditë të gjithë do të japim llogari para ZOTIT të Madhëruar.

ZOTI të Mëshiroftë dhe me Xhennet të nderoftë Krenar Jemini.
ZOTI të forcoftë familje e nderuar Jemini.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.