
Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen
Ne FJALA kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që me procedurë të shpejtë ligjore të mbyllin gjitha lojërat e fatit dhe kazinot në Kosovë.
Lojërat e fatit dhe kazinot përgjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë kanë sjellë vetëm dëm dhe pasoja me fatalitet.
Lojërat e fatit dhe kazinot kanë rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike të popullatës dhe kanë qenë shkaktarë të shumë vrasjeve të të rinjëve.
Prandaj ne FJALA kërkojmë që urgjentisht të mbyllen gjitha lojërat e fatit dhe kazinot në Kosovë.
FJALA,
Prishtinë, 21.03.2019