E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi reagon ndaj deklaratave për Diasporën

Gëzim Kelmendi
Kelmendi reagon ndaj deklaratave për Diasporën

Po mos të ishte Diaspora, shumë vështirë do të mbijetonte Kosova.

Deklaratat kundër Diasporës të bëra ditë më parë nga një mysafir në një televizion, janë deklarata të ulëta dhe tendencioze.
Jam i bindur që me kësi lloj deklarata as dikush në Serbi nuk do të kishte me folë kundër Diasporës tonë.

Kjo Diaspora jonë e dashur, e çmuar dhe shumë e respektuar, ndihmoj popullin dhe shtetin e Kosovës para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe po vazhdon ende ta ndihmoj.

Shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë nē diasporë, kanë bërë sakrificë të madhe kur kanë lënë familjen, shkollën dhe punën atje dhe kanë ardhur të luftojnë dhe të vdesin për Kosovën.

E tash dikush ta fyen dhe ofendon Diasporën, vërtetë është e papranueshme, e ulët dhe e mjerë.

Turp për ata që shajnë dhe ofendojnë Diasporën.

Një fjali popullore thotë” i shami të shanë, i ofenduari të ofendon, i zhyturi të zhytë”.

Respektet më të larta dhe më të sinqerta për Diasporën tonë.
Diaspora është shtylla pa të cilën Kosova nuk mundet me qëndru.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.