
FJALA: Mbështesim fuqishëm aksionin e policisë në veri të Kosovës
Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës dëshmon se Kosova ka një polici të pregaditur dhe profesionale e cila ka guxim, vullnet dhe forcë për ta mbrojtur rendin dhe ligjin në Kosovë.
Lufta kundër krimit të organizuar duhet të jet ndër prioritetet kryesore të politikës kosovare.
20 vite pas luftës nuk ka pasur as vullnet dhe as prioritet për ta luftuar krimin e organizuar.
Kosova ka një polici të shkëlqyer, por nuk ka klasë politike të mirë.
Respekte dhe përgëzime për Policinë e Kosovës.
FJALA,
Prishtinë, 28.05.2019.