Kelmendi reagon ndaj kolonizimit të Mitrovicës nga Serbia
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj kolonizimit të Mitrovicës nga Serbia. Ai këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social FB.
Serbia po vazhdon kolonizimin e Mitrovicës
Ndërtimi i shtëpive nga Serbia në lagjen “Kroi i Vitakut” në pjesën veriore të Mitrovicës, është dëshmi e qartë e kolonizimit të Mitrovicës.
Këtë plan Serbia po zhvillon qetë dhe pa kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.
-Presidenti Thaçi po vazhdon të luaj me idetë e tij për ndarjen e Kosovës.
Ndikimi i tij në institucionet e Kosovës është më i madh se sa kur ishte kryeministër.
-Ish- kryeministrit Haradinaj i shkoj tërë mandati duke u marrë me Skënderbeun (550 mijë euro i ka shpenzuar në përvjetorin e Skënderbeut dhe shumë përsonaliteteve iu ka dhuruar librin e Skënderbeut duke injoruar kështu heronjtë e shumtë të popullit shqiptar).
“Të mirën” më të madhe që ia bëri Kosovës gjatë këtij mandati ish- kryeministri Haradinaj ishte shitja e 8 mijë hektarëve tokë.
-Kryeparlamentari po merret me “fasada dhe kozmetika” përballë të korruptuarve brenda partisë së tij.
Po promovon dekadën e re, por korrupsionin e ka shumë të vjetër dhe me përvojë brenda partisë së tij.
Vazhdimisht e thumbonte ish-kryeministrin Haradinaj, por asnjëherë nuk pati guxim ta rrëzoj nga pushteti.
-Fatmir Limaj ka thyer gjitha rekordet e pasluftës duke punësuar militantët e Nismës nëpër institucionet e Kosovës.
Kritikonte vazhdimisht të rinjtë pse nuk po punojnë dhe pse po dalin në mërgim.
– LDK-ja prej fillimit të këtij mandati është munduar me i mbledhë votat për rrëzimin e qeverisë, por është shumë e pafuqishme përballë PDK-së ngase së bashku këto dy parti kanë uzurpuar institucionet, ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.
-VV-ja tërë mandatin është treguar frikacake përballë qeverisjes Haradinaj.
Tërë mandati i VV-së i shkoj duke u marrë me opozitën, me PSD-në.
Problemi kryesor i VV-së ishte PSD-ja e jo qeveria Haradinaj.
Në zgjedhjet e fundit PAN-i, LDK-ja dhe VV-ja fituan secila nga rreth 200 mijë vota.
Ne FJALA zyrtarisht i kemi rreth 8 mijē vota (plus ato që na i vodhën në mungesë të komisionerëve).
Të i fitosh 200 mijë vota dhe të heshtësh përballë kolonizimit që po e bën Serbia në Mitrovicë, është pjesëmarrje dhe ndihmë ne kolonizim.
Shpresojmë që në këto zgjedhje qytetarët me votën e tyre të i dënojnë gjithë ata që e shkatërruan shtetin e Kosovës dhe ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës.
Ne FJALA kemi qenë dhe do të jemi çdoherë në shërbim të popullit dhe shtetit të Kosovës, ka përfunduar Kryetari Dr.Gëzim Kelmendi.
