Prishtinë, 31.09.2019
Një ditë e re po fillon dhe një barrë e madhe na u largua nga supet tona. Për dy vite rresht edhe dashamirët edhe dashakeqët na çortonin se pse zgjodhëm që zgjedhjeve e 2017-ës të hyjmë të vetëm duke na thënë se po na digjet vota, se nuk kemi shansa që ta kalojmë pragun prej 5%, do ta humbim zërin e të drejtëve në parlament dhe shumë kritika tjera për të cilat edhe atëherë e edhe tani ishim të vetëdijshëm.
Për t’ia dëshmuar edhe vetës por edhe të tjerëve se dy vlera etike njëra për drejtësi, barazi, zhvillim të përgjithshëm, altruizëm dhe tjetra për padrejtësi, jo barazi, pasurim individual, nepotizëm, krim, nuk kanë mundësi të rrugëtojnë së bashku, ne u ofruam disa partive kualicion që edhe në këtë formë të kontribuojmë në shtetndërtim por njëherësh t’i qartësojmë se kush refuzon që qasja ndaj të ardhmes të jetë ndryshe nga këto 20 vjet të një rrugëtimi i cili të vetmin produkt e kishte humbjën e çdo përspektive për popullin e Kosovës.
Qytetarë të Kosovës, ne, partia FJALA më Dr. Gëzim Kelmendin në krye, të dëshmuar në qëndrime parimore që shkojnë në të mirë të shtetndërtimit dhe miqenies së përgjithshme, ju ftojmë që ta keni parasysh që kjo mënyrë e të qeverisurit me këta njerëz të cilët po mbijetojnë në skenën politike të Kosovës me manipulime, ngadal por sigurt po i plotësojnë synimet e elaborateve më famëkeqe të përpiluara për Kosovën dhe kosovarët. Mos lejoni që e ardhmja jonë të jetë në duart e atyre që gjithçka bënë që ne të jemi këtu ku jemi, që mos të kemi mundësi ta shohim të ardhmen tonë jo pas një dekade, një viti por as pas një dite.
Avni Çakmaku
Anëtar i Kryesisë së FJALËS
