
Asambleisti Dajaku: Mesazh urimi për fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020
Të dashur nxënës dhe të nderuar mësues!
Në këtë ditë të veçantë, uroj të gjithë fëmijët e kopshteve, nxënësit dhe mësuesit, suksese në vitin e ri shkollor!
Urimi i parë, si gjithnjë shkon për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Një urim për të gjithë nxënësit e klasave të tjera, që në këtë ditë e ndieni veten më të rritur e më të ditur dhe që jeni fort të motivuar për t’u bërë edhe më të aftë për t’i shërbyer vetes, së ardhmës dhe familjes suaj.
Në këtë fillimvit shkollor, dëshiroj t’i shpreh të gjithë mësuesve mirënjohjen time për përkushtimin dhe punën e palodhur që bëjnë për edukimin e nxënësve.
Uroj që vit i ri shkollor të jetë një vit i suksesshëm dhe të shënojë arritje të reja që do ta afrojnë më shumë sistemin tonë arsimor parauniversitar me atë të vendeve të zhvilluara.
Bazë për këtë është puna e palodhur e nxënësve, e mësuesve dhe e gjithë punonjësve të arsimit, si dhe mbështetja shembullore e prindërve dhe e familjeve.
Me respekt: Berat DAJAKU.
Asamblist në Kuvendin Komunal Skenderaj
Partia #FJALA.