E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi rizgjedhet Kryetar i Partisë FJALA

01
Dr.Gëzim Kelmendi rizgjedhet Kryetar i Partisë FJALA

Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor.
92 delegatë të Partisë FJALA sot votouan për të parin e tyre.
Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Gëzim Kelmendi u rizgjodh Kryetar i Partisë FJALA.

Në fjalimin e tij para delegatëve Gëzim Kelmendi i falënderoi për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
Ai tha se: Partia FJALA do të punojë që të ndryshohet kjo mendësi politike.
Do të punojmë që politikani të jetë në shërbim të qytetarit.
E kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagës dhe privilegjeve tjera të politikanëve të Kosovës.
Do të punojmë që të jetësohet amaneti i dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Populli i Kosovës nuk duhet të dorëzohet para të keqës aktuale në vendin tonë.
Nuk jemi dorëzuar as para regjimit të Serbisë, nuk duhet të dorëzohemi as tash, por duhet që në zgjedhjet e 6 tetorit të votojmë për të mirën e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë.

Partia FJALA,
Prishtinë, 04.09.2019

02.1

02

03

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.