E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi e quan “Mashtrimi i madh” fushatën e disa partive politike

Gëzim Kelmendi
Kelmendi e quan “Mashtrimi i madh” fushatën e disa partive politike

Mashtrimi i madh!

PDK- po bën fushatë kundër korrupsionit, por korrupsionin e ka ngulitur thellë në themelet e shtetit të Kosovës.
PDK-ja ka përfshi në listë për deputetë kandidate me mbulesë, por kjo PDK-ja në vitin 2010 ka ndaluar mbulesën në shkolla dhe shumë vajza i ka lënë jashtë dyerve të shkollave.
Sllogani “Dekada e re” tregon se hajnia dhe mashtrimi janë të vjetra.

VV-ja po bën fushatë kundër korrupsionit me kandidat të PDK-së në listën e deputetëve dhe me kandidat që vet i ka akuzuar për vjedhje të fondeve.
VV-ja po synon me udhëheq shtetin të cilin vet nuk e njeh, shtet të cilin institucionet ia ka dhunuar, policinë dhe rininë ia ka lënduar.
Sllogani “Erdhi dita” tregon se tash duhet me njoftë shtetin e Kosovës, duhen votat.

LDK-ja po bën fushatë kundër PDK-së, por bashkë kanë qeverisur rreth një dekadë.
LDK-ja e shpërbleu PDK-në duke ia zgjedhur ish kryetarin e saj, president të Kosovës.
LDK-ja nuk mund të ndahet lehtë nga PDK-ja ngase ” dashuria e vjetër nuk harrohet”.

AAK-ja po bën fushatë me slloganin 100% shtet.
Por, 8 mijë hektarë me ia falë Malit të Zi, nuk i bie 100% shtet.
Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur me paratë e shqiptarëve e paguan rrymën e serbëve në veri.
Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur vetit pagat ia dyfishon e popullin e varfëron.

NISMA- ka thyer gjitha rekordet e korrupsionit, ashtu si tha edhe një ish deputet i saj : “Edhe minjtë në tavan i ka korruptuar”.
Disa militant të saj i ka punësu, punësu, e punësu, por popullin e ka varfëru, tash edhe me të zezat e tyre janë duke u krenu.

Të dashur qytetarë, mos lejoni që të mashtroheni përsëri.
Mendoni për fëmijët e juaj.

Ne FJALA asnjëherë nuk ju mashtruam.
Ne FJALA nuk u pasuruam.
Ne me 2017 pragun nuk e kaluam, por nuk u dorëzuam.
Sot jemi para juve faqebardhë.
Ne FJALA lutemi për ju dhe punojmë për ju.

ZOTI ju bekoftë qytetarë të dashur.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.