
Kelmendi përmend mashtrimet e Albin Kurtit
Mashtrimet dhe manipulimet e Albin Kurtit!
Të gjithë e dijmë se liderë të ndryshëm politik kur bëhen pjesë e pushtetit, i shkelin parimet e tyre.
Por Albin Kurti, ende pa e prekur pushtetin i ka shkelë me “dy këmbë” parimet e tij.
Protestat e tij të dhunshme dhe me viktima kanë qenë ndër manipulimet dhe mashtrimet e para të VV-së në krye me Albin Kurtin.
Në ato protesta është kundërshtuar “Pakoja e Ahtisarit”, por sot Albin Kurti me shokë përmes “Pakos së Ahtisarit” janë deputetë dhe marrin paga dhe meditje të majme.
Manipulimi dhe mashtrimi i rradhës së Albin Kurtit ka qenë motoja e tij për “Bashkim Kombëtar”.
Tani këtë qëndrim ai jo vetëm që nuk e përmend, por edhe nuk e mbështetë.
Pastaj motoja ” Jo negociata me Serbinë” ishte mashtrimi dhe manipulimi i tij i rradhës.
Tani me krenari tregon se si do t’i udhëheq negociatat me Serbinë dhe premton heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.
Kryeministri në ardhje Albin Kurti nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë për LDK-në dhe kryetarin e saj Isa Mustafën.
Fillimisht e “kërcënoj” me 50 aktakuza në prokurori.
Pastaj e quajti vazal të Thaçit.
Pastaj e quajti argat të Serbisë.
Pastaj e akuzoj për vrasjen e Astrit Deharit.
Nga sulmet me fjalë kaloi në vepër, e sulmoi në parlament, pastaj në shtëpinë e tij, ministrat zv.ministrat e LDK-së ishin gjithashtu cak i sulmeve.
Albin Kurti deri më tani nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, simbolet shtetërore dhe himnin e Kosovës.
Tani thotë se do të i respektoj!
Albin Kurti nuk e ka njohur dhe nuk e ka mbështetur kombëtaren e Kosovës në futboll.
Por tani jo vetëm që e përkrahë, por edhe shkon me e përcjellë ndeshjen e saj në “Fadil Vokrri”.
Sa e sa shumë manipulime dhe mashtrime!
Sa e sa shumë shkelje parimesh!
Gëzim Kelmendi