E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron

03
Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka thënë se politikanët kosovarë do të duhej të ndjenin më shumë gjendjen në Shqipëri.

01

Shkrimi i plotë:

Shqipëria po rënkon, shqipëtarët po qajnë, po luten dhe po vuajnë nga pasojat e tërmeteve të sotme, ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti cakërron gotat në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë manifestim morrën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm Behxhet Pacolli dhe të tjerë.
Por për këta të fundit nuk e di a kanë cakërruar gotat a jo?!

Kjo vërtetë është e rëndë dhe e ulët, me cakërru gota në ditën e tragjedisë kombëtare!

I nderuar Albin Kurti, nuk jam i edukuar të ofendoj dhe fyej dikënd, por edhe nëse ndonjëherë do të më kishin tradhëtuar emocionet dhe me të fy dhe ofendu, nuk kisha mundur ma shumë se sa kjo sjellja e jote që sot ti ke ofenduar popullin shqipëtar në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.