E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: VV-ja dhe LDK-ja po e djegin votën e qytetarëve!

GK
Kelmendi: VV-ja dhe LDK-ja po e djegin votën e qytetarëve!

Qytetarët i votuan, e ata po e djegin votën e tyre!

Kanë kaluar më shumë se dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe ende nuk është realizuar i ashtuquajturi “koalicioni i shpresës”.

Edhe VV-ja edhe LDK-ja përshkak pozitave dhe lakmisë për pushtet, nuk po tregojnë gadishmëri për kompromise.
Nëse LDK-ja kërkon postin e Presidentit të shtetit, VV-ja nuk ka arsye ta kundërshtoi.
Pse?
Sepse zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk varet nga VV-ja.
Për të u zgjedhur Presidenti, duhet me qenë prezent 80 deputet në sallën e kuvendit.
Kështu që prezenca e 80 deputetëve nuk varet nga VV-ja.
Kështu që VV-ja nuk ka arsye ta kundërshtoi kërkesën për President nga LDK-ja.
Nëse VV-ja vazhdon ta kundërshtoi Presidentin e propozuar nga LDK-ja, atëherë kjo na jep shumë arsye të dyshojmë dhe të besojmë që VV-ja nuk është e gatshme dhe e pregaditur ta udhëheq shtetin e Kosovës.

Edhe VV-ja edhe LDK-ja duhet ta dijnë se Kosova vazhdon të mbetet shteti më i izoluar në ballkan.
Qytetarët kanë votuar për ndryshime, por kjo gjendje po tregon se vota e tyre është duke u djegur.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.