Kelmendi: Servilizmi i kryeministrit Kurti ndaj Listës Serbe dhe ndërkombëtarëve!
Servilizmi i kryeministrit Kurti ndaj Listës Serbe dhe ndërkombëtarëve!
I nderuari kryeministër Albin Kurti, populli jonë e ka një thënie të vjetër ” dita e mirë shihet në mëngjes”.
Ju i nderuari kryeministër Kurti, nuk e keni filluar mirë mandatin e juaj si kryetar i qeverisë. Jeni nështruar në tërësi ndaj Listës Serbe.
Ata pa e votuar fare qeverinë tuaj, ju atyre iu keni dhënë dy ministri.
Kushtetuta ta mundëson që 1 ministri të iu dhurosh nëse ata mbështesin qeverinë tëuaj.
Por ata të Listës Serbe fare nuk iu mbështetën, ndërsa ju i privilegjuat me 2 ministri.
Në anën tjetër i keni shkelur komunitetet tjera joshumicë (komunitetin turk, egjiptian, ashkali dhe rom) duke mos iu dhënë atyre fare ministri.
Servilizmi juaj nuk ndalet vetëm me Listën Serbe, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare.
Jeni duke u treguar shumë inferior dhe i nënshtruar ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.
Heqjes së taksës dhe bisedimeve me Serbinë si kërkesa të ndërkombëtarëve, iu ke dhënë më shumë rëndësi dhe përparësi se sa gjendjes ekonomike dhe migrimit masiv të qytetarëve.
Heqjen e taksës po mundohesh ta mbulosh me reciprocitet me Serbinë.
Por edhe nëse zbatohet në tërësi resiprociteti, përfituesi kryesor do të jet Serbia e cila eksporton në Kosovë mesatarisht 500 milion euro produkte serbe.
Ju kryeministër Kurti po kërkoni reciprocitet me Serbinë, por vet po e shkelni reciprocitetin.
Ju Listën Serbe po e trajtoni si mbretër duke ia dhuruar 2 ministri pa iu votuar ata fare, ndërsa Serbia shqiptarët e Luginës së Preshevës po i trajton si skllav.
Ky servilizëm i paimagjinuar nga ana juaj ndaj Listës Serbe dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare përveç që po i bën dëm Kosovës, na bën të kuptojmë edhe dy gjëra:
1. ose ju kryeministër i keni disa ” të bëma ” që po tentoni ti mbuloni përmes servilizmit tuaj,
2. ose ju kryeministër jeni projekt i ndërkombëtarëve që duhet të zbatoni çdo gjë.
I nderuari kryeministër Kurti, qëndroni besnik votës së qytetarit dhe shtetit të Kosovës.
Respektoni dhe bashkëpunoni me aleatët tanë ndërkombëtar, por mos u nënshtro dhe mos bën servilizëm.
Me servilizëm korritesh te populli yt dhe të aleatët e popullit tënd.
Bëhu parimor se të respekton edhe populli yt edhe aleatët ndërkombëtar.
Gëzim Kelmendi
