E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kryetari Dr.Gëzim Kelmendi nuk kthen kokën kah ofendimet dhe sharjet që i bëhen!

GK New
Gëzim Kelmendi nuk kthen kokën kah ofendimet dhe sharjet që i bëhen!

Gjykim jo i drejtë!

Gjatë dy mandateve sa kam qenë deputet kur e kritikoja dhe kundërshtoja PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe NISMA-n, disa më thonin:
” mire e ki, shumë mirë po folë dhe po vepron, ti je i drejtë ….por ty nuk ta japim votën se nuk ke mundësi me bë asgjë, por ia japim VV-së”
Dhe ashtu vepruan.
E votuan VV-në dhe ia dhuruan fitoren.

Kjo është gabim, ngase vota duhet dhënë atij që është i drejtë dhe jo atij që është i fortë.
Nuk peshohen njerëzit me forcën e partisë politike që ai ka, por peshohen me parimin e drejtësisë.
Këtë na e dëshmoi më së miri dje loja e kryeministrit Kurti, kur në situatën më të vështirë që po e kalon populli dhe shteti Kosovës përshkak pandemisë COVID-19, ai ia ktheu shpinën 200 mijë votave të fituara dhe po e dërgon vendin drejtë një krize të re, zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Tash kur po e kritikoj VV-në të njejtit dhe disa tjerë po më thonë:
” ti je SHIK, ti je pronto, ti je qafir, ti je me kriminelat, ti je me hajnat dhe shumë ofendime e mallkime…

Sipas disa prej tyre që shpresat i kanë të Albin Kurti dhe e konsiderojnë “shpëtimtarin” e Kosovës, kush nuk është me VV-në është me hajna, me kriminela, është vet hajn dhe kriminel, qafir dhe i devijuar.

Kjo është shumë gabim. Nëse unë nuk pajtohem me kryeministrin Kurti, nuk do të thotë që jam me hajn e kriminel, që jam i devijuar që jam me hajna e kriminela dhe shumë çka…

Për disa të tjerë unë kam qenë i mirë, i fortë, luan dhe i drejtë sa kam qenë deputet, por në ditën kur nuk arrita të bëhem deputet menjëherë u bëra i keq, u bëra me hajna dhe kriminela.

Sipas tyre unë qenkam mirë vetëm kur jam në pozitë si deputet apo pozita tjera të larta.
Ndërsa kur nuk jam deputet dhe nuk kam pozitë të lartë shtetërore, jam i keq.

Kjo është gabim, njeriu vlerësohet në bazë të vlerave dhe jo në bazë të pozitës.

E kam thënë më herët dhe po e them prap: unë nuk e pasoj shumicën por të drejtën dhe të vërtetën.
Në VV nuk ka as drejtësi dhe as sinqeritet, prandaj nuk pajtohem me ta.

Koha do të na tregoi kush e ka mirë.
A ju që po me fyeni, ofendoni dhe shpifni, apo unë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.