
Duraku: Me votë dhe besim në Zot mund të angazhohemi për një shoqëri më të mirë
Infermieri i klinikës së Reumatologjisë Enlirat Duraku, i cili është pjesë edhe e partisë Fjala në shkrimin e tij, thotë së duhet ushtruar e drejta e votës sepse vetëm kështu mund të përpiqemi të kemi një shoqëri më të mirë sigurisht duke pasur bësimin në Zotin.
Shkrimi i plot i infermierit Enlirat Duraku:
“NDARJA E MADHE”
Si qytetar musliman, besoj fuqimisht në të drejtën e votës dhe se ne duhet ta ushtrojmë atë të drejtë – jo vetëm sepse ne kemi për detyrë të përpiqemi ta bëjmë shoqërinë tonë më të mirë, jo vetëm për myslimanët por për të gjithë ne. Unë kam besim te Zoti.
Mbështes demokracinë, diversitetin e opinioneve.
Ekzistojnë prej muslimanëve që nuk pajtohen, kryesisht si pasoje e manipulimeve në masë me mastrubime filizofike nga individ të caktuar dhe dëshira për të realizuar vetëknaqësi pa analizuar se ata që po i ndjekin janë zhveshur tërësisht nga ideologjia dhe kauza pa i harruar edhe ata më herët që popullin e shikuan si valutë për përfitime personale dhe jo si sovran që u’a dhanë legjitimitetin dhe ndaj të cilëve kanë përgjegjësi.
Atakimet për çështje apo qëndrime që nuk kanë impakt në jetët e qytetarëve po shfrytëzohen për të kamufluar qëllimet ndërsa zhvendosja e vëmendjes së publikut nga ajo që realishtë po ndodhë vetëm se është perfeksionuar nga ata, kështu duke i futur popullin në një delirium ose gjendje hipnotike aq thellë sa që edhe kur argumentin e degjon nga vetë ata nuk e beson dhe kthehem ne “atack mode”.
Lus ALLAHUN e Madhëruar që popullin tim t’a udhëzoj.
Lus ALLAHUN e Madhëruar që të na ruaj nga e keqja e vetëvetes dhe nga dyftyrësia.
Lus ALLAHUN e Madhëruar që të na ruaj nga fitnet që po i fusin në mesin e muslimanëve.