E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: E falënderoj kryeministrin Kurti që ma vërtetoi shkrimin që e bëra mbrëmë në lidhje me Ezanin!

Gëzim Kelmendi & Albin Kurti
Kelmendi: E falënderoj kryeministrin Kurti që ma vërtetoi shkrimin që e bëra mbrëmë në lidhje me Ezanin!

Letra e kryeministrit Kurtit që sot ia dërgoi presidentit Thaçit, vërteton shkrimin tim që e bëra mbrëmë.
Kurti ka filluar fushatën parazgjedhore dhe po kërkon zgjedhje.

Duke e njohur nga afër unë Albin Kurtin gjatë dy mandateve si deputet dhe duke e ditur se si ai ka “aftësi” që situatat e caktuara ti kthej në favor të vetin, mbrëmë bëra një shkrim në lidhje me manipulimet e ndjenjave të muslimanëve në kohë fushate parazgjedhore.
Kurti si një kryetar i VV-së me 2014 voton kundër Ezanit, ndërsa tani cakton konferencën në kohë të Ezanit.

Në shkrimin tim morra shumë fyerje, ofendime dhe shpifje nga disa simpatizues të VV-së.
Ata ndër të tjera më akuzuan se ku po e ditkam unë që Kurti cakton konferencën në kohë të Ezanit.
Ata po harrojnë që kryeministri Kurti nuk është aq naiv, ata po harrojnë që sot çdo i dyti apo treti qytetar e ka të instaluar në telefon “Kohët e Namazit”, ata po harrojnë që kryeministri Kurti ka rreth vetës njerëz që e falin Namazin.
Dhe pas të gjithë këtyre që i tregova a menduan ata se Kurti është aq naiv që ta thërret konferencën në kohë të Ezanit?

Por jo, kryeministri Kurti është shumë më i mençur se sa mendojnë ata. Kryeministri Kurti edhe në të kaluarën edhe tani po luan me ndjenjat e muslimanëve.
Ai ka bërë fushatë me mbulesën në 2017,
ka bërë fushatë kundër islamofobisë, por islamofobët më të mëdhenjë i ka në parti dhe i ka shpërblyer me pozita të larta shtetërore si zv.ministra (Yll Rugova dhe Avni Zogiani).

Ndërsa tani kur i shkeli premtimet për mbulesë dhe luftë kundër islamofobisë, ka zgjedhur Ezanin si mjet për ta fituar mbështetjen për zgjedhjet që po i kërkon.

Por edhe këtu, e vërteta do ta mposhtë të pavërtetën.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.