Gjatë 10 viteve të karierës time politike asnjëherë nuk jam pajtuar me politikat e dëmshme dhe të gabuara.
Kam kundërshtuar me fjalë por edhe me vepra.
Jam ndarë nga një koalicion dhe nga një parti vetëm e vetëm që të jam me popullin, që ta mbrojë interesin e popullit dhe jo interesin tim përsonal.
Përshkak të qëndrimeve të mia, kam rrezikuar edhe karierën edhe jetën time.
Jam ndër specialistët e rrallë mjekësorë në Kosovë që jam i papunësuar në institucionet publike si pasojë e hakmarrjes nga partitë e pushteteve te kaluara, PAN-it dhe LDK-së.
8 vite e kam kundërshtuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe NISMA-n.
2 vite po e kundërshtoj VV-në!
Pra raporti është 8 me 2!
Përshkak të kritikave të mia ndaj VV-së jam duke marrë me qindra dhe mijëra sharje, fyerje, kërcënime, linçime dhe shpifje.
Këta që po më fyejnë, shajnë dhe shpifin po kërkojnë që unë të heshti, mos ta kritikoj VV-në, të bëhem me ta dhe si ata.
Por jo, unë jam kryetar i Partisë FJALA.
Partia FJALA ka programin e vet, rrugën e vet dhe qëllimin e vet.
Rruga që ne kemi zgjedhur, është rrugë e paqes dhe jo e dhunës, rrugë e bindjes dhe jo imponimit, rrugë e argumentit dhe jo fyerjeve e shpifjeve.
Ne nuk e pasojmë shumicën, por të drejtën dhe të vërtetën
Partia FJALA nuk është as me VV-në, as me PAN-in dhe as me LDK-në.
Në linket e mëposhtme i keni rreth 300 video të paraqitjeve të mia në Kuvendin e Kosovës dhe në debatet e ndryshme televizive.
Këtu do t’i shihni të gjitha qëndrimet e mia kundër PDK-së, AAK-së, LDK-së, NISMA-s dhe së fundi VV–së.
Pse po e bëj këtë?
Këtë po e bëj për të mirën e atyre simpatizantëve të VV-së që po më fyejnë, shajnë, ofendojnë, linçojnë, kërcënojnë dhe shpifin.
Nëse edhe pas këtyre argumenteve ata vazhdojnë me rrugën e njejtë të shpifjes dhe sharjeve, atëherë e paqin vetën në qafë në Ditën kur askujt nuk i bëhet padrejtësi, në Ditën e Gjykimit kur do të dalim para ZOTIT të Lartëmadhëruar.
Linku i YouTube-së:
https://www.youtube.com/cha…/UC9DG97hDAl8D4bo3Iv6JnGA/videos
Linku i Dailymotion:
https://www.dailymotion.com/gezim-kelmendi-official/videos
Gëzim Kelmendi
