
Kelmendi: ZOTI e ruajt Fidan Jupollin!
Kryetari Partisë Fjala ka reaguar lidhur me kërcënimet që i janë bërë gazetarit Fidan Jupollit.
Më poshtë keni reagimin kryetarit Kelmendi:
ZOTI e ruajt Fidan Jupollin!
Kërcënimet ndaj gazetarit profesionist Fidan Jupollit janë të papranueshme dhe duhet ta marrin dënimin e merituar.
Natyra e punës së gazetarëve në përgjithësi është mjaft e rëndë dhe specifike. Gazetarët meritojnë mbështetje institucionale.
Nëse ndokujt nuk i pëlqen ndonjë qëndrim i gazetarit, nuk don të thotë që ai ka të drejtë ta kërcënoi atë.
Ata që e kërcënuan gazetarin Fidan Jupollin duhet të arrestohen dhe të ballafaqohen me drejtësinë.
ZOTI e ruajt Fidan Jupollin dhe gjithë gazetarët tjerë.
Gëzim Kelmendi