E diel, Nëntor 2Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Qeveria Kurti nuk duhet të heshtë përballë urrejtjes ndaj muslimanëve dhe fesë Islame!

GK Kurti
Kelmendi: Qeveria Kurti nuk duhet të heshtë përballë urrejtjes ndaj muslimanëve dhe fesë Islame!

Një “profesor” me emër e mbiemër musliman i ka fyer besimtarët musliman që dje kishin dalë ta falin namazin e ikindisë në sheshin e Prishtinës.
Ky “profesor” ka fyer jo vetëm besimtarët musliman, por edhe Islamin.
Në shkrimin e tij plot fyerje dhe urrejtje thotë
“…forcat kriminale të islamit..”.

Ky “profesori” që ka fyer besimtarët musliman dhe fenë Islame, ose është ushqyer në sofrat e Millosheviqit, ose është trashëgimtar ideologjik i Millosheviqit ose ka nostalgji për regjimin e Millosheviqit.

Pse?
Edhe Slobodan Millosheviqi edhe Ratko Mladiqi, edhe Karaxhiqi edhe Rankoviqi dhe një varg kriminelësh zullumqarë kanë pasë të njejtin fjalor ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve musliman.

Ata i quanin shqiptarët dhe boshnjakët musliman si : turk, arab, vehabi, ekstremist, radikal e terrorist, qen, iredentist, kriminelë dhe një varg ofendimesh.

Por sot ku janë ata kriminelë zullumqarë e ku janë shqiptarët dhe boshnjakët muslimanë.
Kriminelët zullumqarë disa janë në burgje e disa po e hajnë dheun.

Ndërsa shqiptarët dhe boshnjakët musliman të cilët e falin namazin janë 10 e 100 herë ma shumë në numër, të lirë, të pavarur dhe krenar me identitetin Islam.

Qeveritë e pasluftës në Kosovë, kanë arrestuar shumë figura dhe përsonalitete të zgjuara muslimane të vendit tonë në emër të ” gjuhës së urrejtjes”.
Arrestime këto që dolën të jenë më shumë politike se sa të drejta.

Tani qeveria Kurti duhet të kërkoi nga organet e drejtësisë ta ndjekë penalisht këtë “profesorin” i cili ka fyer dhe ka përdorë gjuhë urrejtje ndaj besimtarëve musliman dhe ndaj fesë Islame.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.