
Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur?
Rrënimi i godinës së teatrit në Tiranë ka zgjuar reagime të mëdha në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Bile nga Kosova reaguan edhe ish- kryeministri, politikan dhe figura të ndryshme publike.
Por pikërisht në Tiranë ditë më parë është zbuluar abuzimi seksual i një nxënëse 15 vjeçare. Krimineli ishte një 65 vjeçar që punonte roje në shkollën e vajzës.
Por për çudi kjo ngjarje e rëndë nuk ka zgjuar reagim të kolegëve të mi politikan në Kosovë.
Ky është realiteti i hidhur në vendin tonë.
Kur godina e një teatri është më e rëndësishme se nderi i vajzës së mitur.
Kriminelët që abuzojnë me nderin e vajzave, duhet dhënë dënimin maksimal.
Ata nuk meritojnë as avokat, as lehtësime të ndryshme.
Gëzim Kelmendi