E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Skandal, kryeministri Hoti shkon në RUBIKON e mungon në seancë!

101567570_2830178337105370_5492428534884335616_o
Kelmendi: Skandal, kryeministri Hoti shkon në RUBIKON e mungon në seancë!

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka reaguar lidhur me mungesen e kryeministrit Hoti në seancë.

Kryetari Kelmendi ka shkruar:

Kryeministër Hoti, seanca për buxhetin po vazhdon, e ju jeni mysafir ne RUBIKON!

Kryeministër Hoti, paraqitja e juaj në RUBIKON dhe injorimi i seancës parlamentare, është shkelje e kompetencave tuaja kushtetuese dhe ligjore.
Ju si kryeministër keni përgjegjësi para deputetëve, e në veçanti kur keni një seancë me rëndësi për jetën e qytetarëve lidhur me buxhetin e Kosovës.

Kryeministër Hoti, duhet ti kuptoni përgjegjësitë e juaja.
Në debate televizive mund të shkoni kur të doni, por nevojat e qytetarëve nuk presin.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.