E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Ku janë VV-ja dhe PDK-ja pse po heshtin

GK GK
Kelmendi: Ku janë VV-ja dhe PDK-ja pse po heshtin

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka kritikuar partitë opozitare VV-në dhe PDK-në për heshtjen e tyre përballë qeverisë Hoti.

Në profilin e tij në FB, Kelmendi ka shkruar:

Ku janë VV-ja dhe PDK-ja, pse po heshtin?

A ka opozitë more në këtë shtet?
Ku janë VV-ja dhe PDK-ja?
Pse po heshtin përballë qeverisë Hoti që po dështon në menaxhimin e pandemisë COVID-19?

Qeveria Hoti është duke dështuar ta ruaj shëndetin e qytetarëve, kjo qeveri është duke rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike.
Ndërsa dy partitë më të mëdha opozitare VV-ja dhe PDK-ja as nuk po dijnë dhe as nuk po ka fuqi argumentuese kundër qeverisë Hoti.

Nuk bën kështu me heshtë, një deputet merr pagë mujore rreth 1500 euro, partia për kokë deputeti merr në muaj merr rreth 2200 euro.

Nuk bën me heshtë, heshtja dhe plogështia e juaj po e lejon këtë qeveri të luan me të ardhmen e vendit tonë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.