
Kelmendi: PDK-ja shkatërroi arsimin në rrënjë!
Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të PDK-së në lidhje me gjendjen e arsimit në Kosovë.
Ky është reagimi i kryetarit Kelmendi:
Paramendoni, PDK-ja reagon kundër degradimit të arsimit!
Si duket pak i ka tronditur pandemia COVID-19!
Nuk e di nëse dikush e ka shkatërru arsimin më shumë në Kosovë se sa PDK-ja.
Arsim Bajrami dhe Enver Hoxhaj si ish-ministra të PDK-së e kanë shkatërru arsimin në rrënjë.
Enver Hoxhaj nuk u ndal vetëm në arsim por edhe në diplomaci shkaktoj dëme ireverzibile.
Sot kinse po e mbrojnë arsimin.
Hipokrizi dhe mashtrim kjo deklarata e tyre.
Tani nuk po ndalen me kaq, por as nuk po e votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Skan faj, i kanë secili nga 2 milion euro, ashtu kishte deklaruar një zyrtar i tyre.
Gëzim Kelmendi