E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Ata që heshtën kur u fye Pejgamberi a.s.s, nuk meritojnë votën!

KELMEND
Kelmendi: Ata që heshtën kur u fye Pejgamberi a.s.s, nuk meritojnë votën!

Liderët politik të Kosovës heshtën për fyerjet ndaj Muhamedit a.s.s, por e lus ZOTIN që populli ditën e votimit të mos heshtë!
Ditë më parë ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi ka fyer besimtarët musliman duke fyer shembulltyrën e tyre, Pejgamberin Muhamed alejhiselatu ue selam.

Kjo fyerje bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh fakti që ambasadori Gashi përfaqëson një shtet me shumicë muslimane siç është Kosova.
Por këto fyerje të besimtarëve musliman nuk zgjuan fare ndërgjegjen e liderëve të politik në vend.
Nuk reagoj fare Thaçi, Hoti, Kurti, Veseli, Haradinaj, Mustafa e Limaj.
Në anën tjetër shumë prej këtyre liderëve në zgjedhjet parlamentare nuk lanë metodë pa e shfrytëzuar për t’ i fituar votat e muslimanëve.
Ndërsa tani kur u fyen ndjenjat e besimtarëve musliman, kur u fye shembulltyra e tyre, Pejgamberi Muhamed a.s.s, këta lider nuk e gjetën asnjë fjalë të vetme ta dënojnë këtë vepër të ambasadorit Gashi.

Mos të harrojmë se kjo vepër e ambasadorit Gashi është e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, me nenin 141, paragrafi 3.
Pejgamberi ynë i dashur Muhamed a.s.s, liderët politik të vendit tim heshtën për fyerjet ndaj teje, por e lus ZOTIN që populli ditën e votimit të mos heshtë, por me votën e vet t’a zgjedh atë që e don ZOTIN dhe që e pason traditën tënde.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.