
Partia FJALA: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare
Ngritja e aktakuzave nga Prokuroria e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçit, ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, ndaj shefit të grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, është një lajm jo i mirë për vendin tonë në përgjithësi dhe për imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në veçanti.
Ne jemi thellë të bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare.
Ishte luftë kundër ish-regjimit të Serbisë, regjim ky terrorist dhe gjenocidial.
Ishte luftë për mbrojtjen e atdheut, lirisë, nderit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës.
Partia FJALA,
Prishtinë, 05.11.2020