
Dajaku: Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve!
Po jetojmë në një kohë ku njerëzit e sëmurë quhen pozitiv ndërsa njerëzit e shëndoshë negativ.
E arsyetoj këtë deri diku, kur e thotë mjekësia për shkak të virusit Covid-19.
Por kjo si duket është bërë e zakontë në mesin tonë në jetën e përditshme.
Njeriun e mirë e quajnë të pandershem, të korruptuar, të pa besë etj etj.
Ndërsa njeriun e keq e quajnë të mirë, të fortë, të ditur etj etj.
Kur do të përfundoj kjo luftë?
Mendoj së është e pa fund për disa arsye:
1.Derisa të merremi me të kaluarën e të tjerëve dhe nuk merremi me të tashmen tonë.
2.Derisa nuk merremi me të ardhmen sepse e kaluara është e kaluar.
3.Derisa nuk i çmojmë vlerat e tjerëve dhe të bëhemi vetëkritik.
4.Derisa nuk e lëmë egon në njerën anë dhe të vihemi në shërbim të të tjerëve.
5.Derisa populli ngritet për X politikanin e jo për politikat e tij të dëmshme.
Lufta po bëhet për paqe materiale e jo për paqe shpirtërore.
Paqja nuk gjendet tek materialja por tek shpirtërorja sepse:
Materialja rregullon mirëqenjen ndërsa shpirtërorja rregullon brendinë tonë e cila aq shumë është katandisur sa që jemi bërë ujk për njëri tjetrin ndërsa në botën shtazore ujku se ka me këtë karakter “ujku është bërë qingj”e ne jemi bërë ujk.
O njerëz bashkëpunim, solidaritet, paqe në mënyrë që të përfundojë kjo luftë.
Me respekt:
Berat Dajaku
Asambleist i Partisë FJALA në Komunën e Skenderajit