E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Pse FJALA nuk do të pranon të hy në një listë me VV-në apo PDK-në?

Gëzim Kelmendi - Kuvendi
Kelmendi: Pse FJALA nuk do të pranon të hy në një listë me VV-në apo PDK-në?

Gjatë këtyre ditëve kemi pranuar shumë propozime dhe këshilla që Partia FJALA të hy në një listë zgjedhore qoftë me VV-në apo PDK-në.

Me qëllim të korrektësisë dhe mirëkuptimit do t’i tregojmë disa nga arsyet që FJALA nuk do të pranon të hy në një listë zgjedhore me VV-në apo PDK-në:

Për 20 vite pas luftës në Kosovë PDK-ja mbanë përgjegjësinë kryesore për gjendjen jo të mirë në vend, shkallën e lartë të korrupsionit, nepotizmit, tenderomanisë, degradimit të arsimit, papunësisë, nxerrjen e udhëzimeve diskriminuese në baza fetare, votimin e ligjit kundër ezanit, arrestimin e figurave të larta publike të besimtarëve musliman, heshtjen ndaj ambasadorit Gashi në Francë i cili kishte fyer shembulltyrën e muslimanëve Pejgamberin a.s.s dhe shumë të tjera.
Përveç kësaj, në këto zgjedhje PDK-ja ka kandiduar Enver Hoxhajn për kryeministër. Enver Hoxhaj sa ishte ministër i arsimit në vitin 2010 kishte nxjerrë një udhëzim administrativ kundërligjor dhe kundërkushtetues që ndalonte shkollimin e vajzave me mbulesë.

Në anën tjetër VV-ja që nga fillimi mohuan shtetësinë dhe simbolet e Kosovës, dogjën institucionet e Kosovës, dhunuan rininë dhe policinë e Kosovës, nxitën përçarje brenda shumicës shqiptare, lëshuan seancën parlamentare kur u votuan amandamentet për lejimin e mbulesës dhe për futjen e edukatës fetare në shkolla, kërkuan ndëshkimin e Hoxhë Irfan Salihut ( i cili kishte folur kundër amoralitetit), votuan kundër ezanit, i shpërblyen islamofobët më të njohur me pozita të larta shtetërore, heshtën ndaj ambasadorit Gashi në Francë i cili kishte fyer shembulltyrën e muslimanëve Pejgamberin a.s.s, heshtën ndaj sulmeve dhe kundërshtimeve për fillimin e ndërtimit të Xhamisë qëndrore në Prishtinë, heshtën për djegien e Xhamisë më Drenas, ndërsa “vajtuan” për rrënimin e teatrit në Tiranë.

Për 50 ditë sa ishte në pushtet VV-ja hoqi taksën 100% ndaj produkteve nga Serbia, ia dha epitetin Serbisë si “shtet humanitar” duke ia pranuar 1 mijë teste për COVID-19, i “çkapi” bordet për ti “kapur” pastaj me militant të vet, shpërbleu islamofobët më të mëdhenj me pozita të zv. ministrave, ndryshoi shumë udhëzime administrative, por nuk e ndryshoi UA që ndalon mbulesën, hapi idenë e daljes së Serbisë në detin Adriatik përmes Kosovës, u dorëzua përballë përgjegjësive shtetërore duke i ikur takimit në Washington.

VV-ishte e vetmja parti politike e cila reagoi ashpër dhe e kundërshtoi deklaratën e ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump i cili tha se Kosova është një shtet musliman.

Pra, ndoshta dikush i ka harruar të ” bëmat” e PDK-së dhe VV-së në Kosovë, por ne FJALA nuk i kemi harruar.

Për një, dy apo tri ulëse të deputetit, ne FJALA nuk do të pranojmë të hyjmë as në listën e PDK-së dhe as të VV-së.

Ne FJALA nuk jemi me shumicën, por me të drejtën.

E drejta gjithmonë ka fituar, por duhet durim, sinqeritet dhe vendosmëri.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.