E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Asambleisti Dajaku: Të garojmë ashtu siç na ka hije si vëllezër si shqiptar

AA (34)
Asambleisti Dajaku: Të garojmë ashtu siç na ka hije si vëllezër si shqiptar

Të nderuar kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gara për zgjedhjet e 14 shkurtit po ofrohet ju kisha lut secilit,që të tregojmë pjekuri politike dhe me të vërtetë të bindum votuesin që edhe nese nuk zgjidhemi deputet me të vërtetë kemi qenë meritor për atë çfarë kemi kërkuar.
Jo të gjithë ata që kandidojnë mund të zgjidhen,por të gjithë të tregojmë kulturë respekt dhe pjekuri njerëzore,intelektuale dhe politike.

Dëshiroj që këtë mesazh ta sheh secili kandidat dhe të merr në konsideratë qëllimin e këtij mesazhi.
Populli është lodh nga debatet,nga analiza ,nga vizitat tona në kohë zgjedhjesh si dhe nga fyerjet e disave nga ne, që përmes fyerjes ndaj njëri tjetri pretendojmë të ngritemi e që mendoj është gabim i madh sepse nëse ne fyejmë njëri tjetri e që potencialisht në të ardhmen mund të jemi koleg, si pritet që ne të punojmë për këtë vend me aq urrejtje me aq zili.

Të garojmë ashtu siç na ka hije si vëllezër si shqiptar kur ne kemi pas shpirt t’i shtrijmë dorën e pajtimit për ti falur gjakun njëri tjetrit pse të mos jemi në gjendje të urojmē njëri tjetrin për fitoren nga kjo garë.

Uroj të jetë garë e pastër që më të vërtetë këto zgjedhje të jenë në harmoni të plotë me vullnetin e popullit ,pa e cenuar votën e askujt, pa e humbur mundin e askujt që merr vullnetin në këtë kohë të ftohtë dimri për të dalur deri të kutia e votimit për ta zgjedhur atë që mendon se është meritor për ta qeverisur vendin.

Urime për të gjithë ata që mendojnë për të mirën e këtij vendi!

Me respekt:
Berat Dajaku
Asambleist i Kuvendit Komunal të Skenderajit nga Partia #FJALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.