E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit

GK - Kuvendi 6
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit

Prishtinë | 5 Maj 2014 | Kuvendi i Kosovës

Ky projektligj është propozuar nga iniciativa qytetare, e mbështetur nga mbi 10000 qytetarë. Nënshkrimet e qytetarëve për këtë listë legjislative janë verifikuar nga KQZ – ja konform Ligjit për nismat legjislative.

KRYESUESI: Faleminderit! Koalicioni Kosova e Re, zoti Kelmendi.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryesues!

I nderuar ministër,
Deputetë të nderuar,

Fillimisht para se t’i shpreh shqetësimet e mija të Grupit Parlamentar për këtë iniciativë dua t’iu informojë edhe juve edhe Kuvendin e Kosovës, edhe opinion e gjerë se një iniciativë e tillë e cila ka ardhur për ndryshimin e këtij neni të këtij projektligji, nenit 9, paragrafi 2 nuk është iniciativë e qytetarëve.

Qysh në fillim e shohim se është bërë manipulim dhe synohet të vihen në lajthitje deputetët e Kuvendit të Kosovës, qytetarët s’e kanë marrë këtë iniciativë. E ka marrë industria e duhanit këtë iniciativë dhe nuk e ka pasur vështirë t’ i mbledhë 10 mijë nënshkrime duke pasur parasysh se kemi sot në tregun e Kosovës, shumica e dyqaneve edhe shitësve merren me shitje të duhanit. Prandaj, kjo është manipulim që bëhet me Kuvendin e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës, nuk është iniciativë qytetare, është iniciativë e industrisë së duhanit.

Dhe, kjo është lajthitja që synohet të bëhet këtu në Kuvendin e Kosovës, e para, e dyta pa dyshim që edhe kur e kemi votuar këtë për herë të parë këtu në Kuvendin e Kosovës i cili ka hyrë ky ligj në fuqi askush nuk ka vë dilema se është një ligj i mirë dhe mbron shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe nuk e cenon shitjen e duhanit, produkteve të saj në Kosovë.

Por, do të shihni se kurrkund në botë, kurrkund në rajon nuk e kemi një gjë të tillë se pasi ka hyrë një ligj në fuqi pas 2 muajve ende pa filluar të zbatohet mirë ky projektligj i cili ka vështirësi kërkohet të ndryshohet ky projektligj. Kjo është absurde çka ndodh në Kosovë, do të thotë hala pa u bërë 2 muaj.

Ne të gjithë e dimë se ka filluar me hapa të mirë, drejtë zbatimin e këtij projektligji e shihni se shumë markete të ndryshme, shumë dyqane jo vetëm që i kanë mbuluar, por kanë vendosur pengesa metalike në formë të perdes e cila e mbulon produktet e duhanit dhe kjo është duke ngritje e sipër duke u zbatuar ky projektligj dita ditës dhe më mirë.

Por, po e them prapë implikimi i industrisë së duhanit, implikimi i shitësve, qoftë legal dhe jo legal ka bërë që ne edhe Kuvendi të lajthitet, ka bërë fatkeqësisht që ky ligj të mos jetë funksional në tërë territorin e Kosovës dhe tash së fundi do të kërkojnë që të ndryshojnë përmes procedurës së tyre ligjore.

Shpeshherë ne si Kuvendi i Kosovës thirremi në legjislacionin e Bashkimit Evropian, praktikat e Bashkimit Evropian. Nëse jemi për praktikat e Bashkimit Evropian, mirë po e bëjmë qysh e ka Bashkimi Evropian të rregulluar, ta rregullojmë edhe ne.

Të jemi të bindur se nëse një praktikë të tillë Bashkimit Evropian në Kosovë e sjellim do të pësojë kolaps industria e duhanit në Kosovë. Pse? Nuk kanë të drejtë dyqanet ushqimore, marketet e ndryshme të shesin duhan. Te ne nuk ka dyqan që nuk shet duhan përveç në furra të bukës nuk kam parë. Në çdo dyqan, çdo pompë e benzinës, çdo dyqan tjetër, rrugë dhe jashtë rrugës kanë që shesin duhan dhe me këtë projektligj nuk iu është ndaluar shitja atyre, çka po doni më tepër. Ata kanë të drejtë të shesin, por janë përcaktuar disa masa që në të mirë të shëndetit publik që të pengohet ekspozimi i tyre.

Jemi të vetëdijshëm që në shumë zona rurale ka dyqane e markete dhe për t’ua lehtësuar qytetarëve, banorëve të atij vendbanimi iu është mundësuar shitja e tyre dhe nuk iu është ndaluar shitja e duhanit, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian në dyqane te tilla nuk shesin duhan.

Janë dyqanet e specializuara që shumica prej jush e keni parë janë Tubaco Shop, do të thotë dyqanet e duhanit. Nëse ne e bimë një praktikë të tillë, atëherë çka do të bënë industria e duhanit.

E tjetra çka ashtë mjaft shqetësuese, është se paradoksi i madh që shumë disa deputetë bien pre e kësaj iniciative të një industrie të duhanit e cila, qëllim kryesor e ka edhe përfitimin material të saj asgjë tjetër nuk ju intereson këtyre. Ne si deputetë kur i kemi miratuar në Kuvendin e Kosovës këtë projektligj e kemi pasur bazë një parim edhe ai duhet të vlejë gjithmonë, shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës i cili përmes këtij projektligji synohet, të ruhet, të mbrohet dhe të promovohet.

Mos të harrojmë se kategoritë ma të rrezikuara nga ky nen i cili po synon të ndryshohet dhe qëllimi është i qartë, është përfitimi duhanpirësve të rinj e kryesisht ata më të rrezikuarit janë moshat e reja, adoleshentet, e shkollave fillore dhe të mesme të cilët në momentin e hyrjes së markete të ndryshme për produkte ushqimore do t’u ekspozohen drejtpërdrejtë produkteve të duhanit dhe deshtë e pa deshtë e blejnë.

Pse lypin këta ta reklamojnë këtë? Është e qartë, mos harroni se kokakola është produkti më i shitur në botë, por ajo vazhdimisht vazhdon të jetë aktuale në tregun e botës me reklama ma të fuqishme se reklama e bënë të veten, edhe këta dëshirojnë që me reklamat e tyre të jenë vazhdimisht prezent edhe te moshat ma të rrezikuara të adoleshentët dhe te gratë shtatzëna.

Prandaj, është e papranueshme ne si Kuvend i Kosovës të bimë në lajthitje me këtë, të bimë pre kësaj lajthitje të industrisë së duhanit e cila në emër të qytetarëve të Kosovës synon ta ndryshojë këtë projektligj i cili ende nuk ka filluar t’i marrë këmbët e veta, nuk ka ma shumë se dy muaj që ka filluar të zbatohet në praktikë dhe duke zbatuar dita – ditës edhe ma mirë e ma shumë.

Prandaj është e papranueshme si Kuvend i Kosovës të biem pre e një iniciative të industrisë së duhanit e cila parim kryesor e ka përfitimin material dhe fatkeqësisht e shkatërron shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës. Ne si grup parlamentar do ta votojmë kundër ashtu sikur edhe herën e parë kur ka kaluar ky projektligj, kur është votuar në Kuvendin e Kosovës, prandaj ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë vetëm për shëndetin e qytetarëve të Kosovës, ngase pasojat e trajtimit vetëm të një pacienti janë sa përfitimi disamujor i disa bizneseve të vogla.

Faleminderit!

https://www.youtube.com/watch?v=S6Zy74Cz5QQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.