
Koha për pyetje parlamentare, replika me deputetët rreth gjendjës aktuale në QKU
Prishtinë | 10 Prill 2014 | Kuvendi i Kosovës
Koha për pyetje parlamentare
Replika me deputetët rreth gjendjës aktuale në QKU
GËZIM KELMENDI: Faleminderit,
I nderuar kryetar!
Të nderuar ministra,
Kolegë deputetë,
Pa dyshim që u fol shumë për shëndetësinë sot. Edhe mua më takon të flas për shëndetësinë, ashtu siç edhe e kishim në plan. Gjendja në shëndetësi, unë them që nuk është shumë e mirë, por dukshëm më e mirë se në të kaluarën se në të kaluarën sikur të ishte një interesim për shëndetësinë sikur që sot u ngrit këtu, do t’i kishim punët më mirë.
Asnjë qeveri, po flas partive të mëdha konkretisht prej deputetëve që e ngritën fjalën kurrë nuk i kanë vendos prioritet shëndetësinë, ua kanë lënë partive tjera. Ndërsa, ne dimë implikimet dhe interferimin e tyre brenda vetë institucioneve shëndetësore, në veçanti në Qendrën Klinike Universitare.
Atë çka mund ta kemi parasysh është se në një popullsi dhe me një buxhet për Ministrinë e Shëndetësisë, që është 100 milionë euro, në 2 milionë banorë sa i ka Kosova, nuk mund të presim ndryshime të mëdha në praktikë, vetëm të marrim krahasim me Slloveninë e cila ka një buxhet me banorë të njëjtë sa i ka Kosova 2 milionë banorë, ndërsa ka 3 miliardë euro buxhet vetëm për shëndetësinë, por prapëseprapë nuk është e kënaqur me qëllimet e tyre.
Por, në anën tjetër atë çka mund të themi sa është arritur në këtë rast nga ministri aktual i Shëndetësisë, në këtë legjislaturë mund të themi se kushdo që do të vjen pas tij do ta ketë të gatshme punën ngase ka lënë një infrastrukturë ligjore që askush deri më tash nuk i ka lënë, ka arritur t’i punësojë të gjithë specialistët në Republikën e Kosovës, ka arritur ta ndalë fluksin e mjekëve specialistë jashtë Kosovës fatkeqësisht kohë të fundit janë larguar shumë nga Kosova, ndërsa për gjendjen e rëndë në Klinikën Universitare edhe Kardiokirurgji, edhe në klinikat tjera unë mendoj që përgjegjësi i takon vetë deputetëve, ngase nuk deshën ta parandalojnë krimin e organizuar që zhvillohet.
Pra, nuk deshën që mjekëve tjerë t’i japin rrugë për avancime, nuk deshën që mjeku,i cili sot punon në kushte shumë të vështira në Klinikën Universitare dhe në klinikat tjera të ketë përveç pagesës bazë të ketë edhe pagesën bazë të performansës, nuk ia lejuan këtë, por e dërguan ligjin në Gjykatë Kushtetuese vetëm e vetëm për interesat e disa grupeve të caktuara edhe sot dashur e pa dashur e kemi edhe një situatë të tillë kur përderisa në dy vjetët e kaluara ka qenë kërkesa enorme për një klinikë kardiokirurgjie, sot kur hapetkritikohet pse është hapur.
Është e vërtetë duhet kritikojmë vetveten tonë pse ne nuk kemi specialistë kardiokirurgë, kjo a është përgjegjësi e ministrit të Shëndetësisë i cili që dy vjet është ministër apo e vetë kardiologëve, të cilët nuk e kanë specializuar kardiokirurgjinë, ndërsa tërë Kosova është mbështetur në dy kardiokirurgë dhe sot e kemi aktualisht vetëm një kardiokirurg i cili punon në atë Klinikë dhe prapë akuzat mbesin te Ministria e Shëndetësisë.
Unë mendoj që është bërë mjaftë edhe në sistemin e infrastrukturës ligjore është bërë mjaftë edhe në praktikë, por vetë përgjegjësia mbetet te ne deputetët ngase nuk kemi dashur një zhvillim të mirë të shëndetësisë. Është dërguar ligji në Gjykatë Kushtetuese, është penguar reforma për të cilën u fol këtu se nuk ka realizuar reformë.
Reformë sot kemi, sot mjekë tëmjaftueshëm në gjithë nivelin shëndetësor, kemi një decentralizim zë sistemit shëndetësor edhe në spitale rajonale edhe në Klinikën Universitare, e kemi një ligj…
