
Debat parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës
Prishtinë | 26 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Fillimisht, kryesues, para se ta marrë fjalën, veç të lutem ma sqaroni një dilemë, a nuk po ju del aty në monitorin tuaj që nuk e kam shtypur sustën, apo kërkohet prej meje që unë ta ndërroj qasjen e diskutimit.
Ma sqaro këtë çështje, a ju ka dalë emri im aty?
KRYESUESI: Jo, jo! Unë, përkundrazi, ku ta marr të kem qasje individuale, por mendimin thuaje lirisht.
GËZIM KELMENDI: Të lutem veç sqaroma këtë dilemë se edhe paradite e patëm
këtë problem të njëjtin, a po del emri im në monitor? Mos është ndonjë gabim teknik?
KRYESUESI: Zotëri, kur flasin grupet parlamentare është situatë tjetër, këta shpeshherë edhe po harrojnë, po paraqiten vonë, tani thonë nuk na e dhe fjalën.
Tjetër është diskutimi i individëve. Ty si individ, unë ta jap fjalën -fol, por është problemi i deklarimeve për një propozim të grupacioneve.
Fjalën e ke, thuaj çfarë e ke ndërmend.
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryesues!
Për sqarimin tuaj, nuk jam individ, por jam deputet i Kuvendit të Kosovës, e para. E dyta, unë u mundova…
KRYESUESI: Grupi është më i madh se deputetët për hesap timin…
GËZIM KELMENDI: Dhe e dyta, u mundova që i vetmi ta respektoj propozimin tuaj, por ndoshta ju humbi durimi. Unë po mundohem të kyçem në temë dhe po qëndroj në temë.
KRYESUESI: Fol, zotëri, fol!
GËZIM KELMENDI: Po, pra, ta marr fjalën, nuk është problem. Nuk po më lejon të flas. Në rregull krejt. Unë megjithatë po mundohem të jap kontribut, pikërisht për këtë kërkesë, për formimin e komisionit hetimor për Televizionin Publik të Kosovës, por unë paraprakisht dua ta jap një propozim, të ndërlidhur me përvojën e mandatit të kaluar. Përvoja me komisione hetimore nuk na ka kaluar mirë edhe në mandatin e kaluar, e veçanërisht kur kemi qenë një dallim i ndjeshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës, e lëre tash kur e kemi një dallim, një diskrepancë shumë të madhe ndërmjet pozitës dhe opozitës, prandaj mendoj se nuk kemi problem ne vetëm me Televizionin Publik të Kosovës, që ndoshta do të sqarohet tash në debat.
Ne kemi probleme shumë më të rënda. Unë mendoj që duhet fillimisht të sqarohet edhe puna e një komisioni hetimor për Kuvendin e Kosovës, ngase 2/3 e Kuvendit të Kosovës veprojnë konform kërkesave të Qeverisë të Kosovës, përjashtimisht disa deputetë dhe brenda pozitës,prandaj unë mendoj se nuk ka efekt ky komision për faktin se opozita është në numër diskrepancë shumë më të vogël se pozita. Kemi një dallim shumë të madh prej 2/3, e veçanërisht në një vend ku nuk ekziston një vullnet i tillë.
Prandaj, le të mbetet të shtjellohet çështja e debatit të mëtutjeshëm.