E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Jakupi: Fushata, shëndeti dhe çmënduria e partive politike me tubime në kohë pandemie

ZHZH
Jakupi: Fushata, shëndeti dhe çmënduria e partive politike me tubime në kohë pandemie

Jemi duke jetuar në një kohë kur mbarë botën ka kapluar pandemia e virusit covid-19. Që të gjithë në mbarë botën dërgojnë mesazhe të ndryshme se si duhet kujdesur për vetën dhe të tjerët. Por kur shikon kah Kosova shikon se si janë të papërgjegjëshme dhe ç’njerëzore veprimet e partive politike (kryesisht atyre parlamentare) duke shkelur me dy këmbë gjithë ato këshilla dhe mesazhe që kanë përquar te populli për rreth gati një vit rreth pandemisë. Pse themi kanë shkelur me dy këmbë, sepse jemi dëshmitarë se si ata kanë tubuar njerëz në këtë kohë pandemie, qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura për të bërë fushatë.

Këto parti kinse ‘’kshillëdhënëse dikur’’ e shohim se si tani deklarohen së ato ia kanë ‘’dertin’’ qytetarëve, kështu sëpaku deklarohen, por me veprimet e tyre ata e dëshmojnë të kundërtën, duke tubuar me qindra veta dhe kësisoj po e rrezikojnë jashtëzakonishtë shëndetin e qytetarëve në Kosovë duke shkelur çdo fjalë që kanë japur deri me tani. E mos të flasim që tubimet e tyre kanë shpenzime marramendese e që të gjitha paguhen nga taksat e popullit të Kosovës.

Nuk ishte shumë gjatë, kur disa politikan dhe parti u deklaroheshin së Kuvendi i Kosovës nuk ka kushte për të punuar në kohë pandemie p.sh. hapësira, distanca etj., kurse tani i ftojnë dhe i joshin qytetarët në forma të ndryshme, vetum e vetum që t’ju bashkangjitën tubimeve të partive të tyre, dhe të garojnë se cila parti po mbledh më shumë qytetarë afër vetës dhe duke dërgu kinse mesazhe ‘’ja shikoni si e dridhim vendin’’ kjo është thjeshtë hipokrizi.

Në këtë kohë kemi mënyra dhe metoda të mjaftueshme për të bërë fushatë, si p.sh. duke shtrytëzuar teknologjitë e ndryshme, me rrjetet sociale, për t’ju shmangur kontakteve fizike këta zotërinjë me kravat dalin dhe tubojnë qytetarë për të degjuar premtimet ‘’manipulimet e tyre’’ thuajse gjatë këtyre viteve nuk kanë punuar asgjë por tani në fushatë japin premtime se do i realizojmë këto apo ato premtime.

Derisa në Perendim për shkak të Pandemisë i ndalojnë të gjitha tubimet, disa shtete në BE lejojnë tubime maksimalisht nga 5 persona, vetum që të ruhet shëndeti, kurse këtu të ne tubohen me qindra qytetarë.

Ne Partia FJALA duke pas parasysh shëndentin e qytetarëve, i kemi anuluar të gjitha takimet me qytetarët në Kosovë, me vetmin qëllim për t’ju shmangur rreziqëve shëndetësore ndaj qytetarëve të Kosovës. Tani pyes a ka institucione Kosova, ku janë reagimet dhe rekomandimet e IKShPK-së, njëashtu të Ministrisë së Shëndetësisë? Andaj apeloj tek IKShPK-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe të KQZ-ja qe urgjentisht të marrin masa dhe ti ndalojnë tubimet e tilla, në të kundërtën do të rrezikohen të gjithë qytetarët nga përhapja e virusit Covid-19.

Muamer Jakupi
Kordinator i Partisë FJALA në Zvicër
Kandidatë për deputet në zgjedhjet e 14 Shkurtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.