
R.Kelmendi: Nuk ka bisedime pa kushte dhe nuk ka kushte në dëm të Kosovës apo që e dëmtojnë interesin politik të Kosovës
Kosova në bisedimet me Serbin nuk ka qenë asnjëherë palë, por spektator, e cila e ka ndihmuar procesin e integrimit të Serbisë në BE e duke mos përfituar asgjë për vete.
Ky relacion denigrues duhet të ndryshojë. Kosova duhet të jetë palë e barabart në tryezen e bisedimeve me Serbin. Nuk ka bisedime pa kushte dhe nuk ka kushte në dëm të Kosovës apo që e dëmtojnë interesin politik të Kosovës. Pala kosovare duhet të jetë ofansive, e jo të tërhiqet në defansivë. Qasja e tillë i jap legjitimitet përpjekjes për të qenë palë e barabart. Kosova duhet të jetë insistuese në kërkesa e kushte, e jo përgjëruese ndaj kushteve që vendosë Serbia.
Nuk ka bisedime ku Serbia viktimizohet ndërsa Kosova nuk insiston që Serbia është fajtore e gjenocidit dhe pastrtimit etnik të shqiptarëve, të masakrave të pafajshmëve e zhdukjen e dhjetra shqiptarëve.
Nuk ka bisedime pa i ngritur në diskutim krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë.
Nuk ka bisedime për sovranitetin dhe territorialitetin e Republikës së Kosovës.
Nuk ka bisedime e marrëveshje të njëanshme. Kosova duhet të jetë palë e barabart në tryezë me Serbinë, nga bisedinlmet dhe marrëveshjet e të cilave nuk dëmtohet Kosova, por fuqizohet roli i saj politik e diplomatik.
Rinor Kelmendi kandidat për deputet me nr. 20